OPINION

Sa po ofrohen zgjedhjet në Serbi, rriten tensionet në Sanxhak

Ismet Azizi

Për deri sa partitë shqiptare në Luginë të Preshevës janë unifikuar dhe po bëjnë përgatitje serioze për të dal me listë unike për zgjedhjet parlamentare në Serbi, Sanxhaku po vlon nga ndarjet dhe urrejtjet ndërpartiake.

Votuesit në Sanxhakun verior që shtrihet në Serbi janë të ndarë kryesisht në tre tabore përkatësisht në tre parti parlamentare. E para e Rasim Lajiq, që në vazhdimësi është pjesë e qeverisë e cilës do qoftë , tjetra e themeluar së voni nga Muamer Zukorliq që me çdo kusht don të jetë pjesë e më të fortit, e që akuzon dy të tjerat se janë parti pro qeveritare dhe ajo më e vjetra tradicionale e S. Uglanini, e cila nga këto dy të parat por edhe nga partitë dhe qarqet qeveritare akuzohet si parti pro shqiptare, përkatësisht e akuzuar se e ka mentorin diku në mesin e shqiptarëve.

Përderisa Lajiq nuk brengoset shumë, sepse ndihet i sigurt, Zukorliq po bënë përpjekje, duke shfrytëzuar pozitën e kryetarit të Komisionit për Arsim në Parlamentin e Serbisë të shtrojnë ndikimin e tij në sistemin arsimor përkatësisht t’i futë nën ombrellë të tij shkollat me mësim në gjuhën bosniane ( boshnjake).

Një gjë të tillë, ditëve të fundit Zukorliq po mundohet ta bëjë në të vetmen shkollë ku mësimi tërësisht zhvillohet në gjuhën bosniane (boshnjake ) në shkollën fillore “ Avdo Megjedoviq” të lagjes Sallakovc të N. Pazarit. Para disa ditësh ministri i Arsimit të Serbisë, duke shkelur të gjitha kushtet e konkursit për drejtor në shkollën e përmendur, anulon zgjedhjen e drejtorit i cili ishte zgjedhur me konkurs , duke emëruar ushtrues detyre personin i cili as që kishte konkurruar për këtë pozitë. Drejtori i emëruar ushtrues detyre del të jetë nga radhët e partisë së Zukorliqit, gjë që revoltoi mësimdhënësit dhe prindërit. Qytetarët dhe prindërit e nxënësve të lagjes Sollakovc në N. Pazar, të pa kënaqur me vendimin e Ministrit të Arsimit të Serbisë rreth emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të shkollës , kanë bllokuar hyrjen dhe nuk lejojnë hyrjen e drejtorit të emërua nga Ministri.

Në lidhej me situatën e krijuar lideri i partisë së Aksionit Demokratik dhe themeluesi i Këshillit Kombëtar Boshnjak, partia e së cilit ka shumicën në këtë organ më të lartë të Boshnjakëve duhet të jep pëlqim për zgjedhjen e drejtorëve në shkolla, në një prononcim të tij për media deklaron: “Regjimi aktual i presidentit serb Vuçiq, i modeluar nga modeli rus në Çeçeni, po përpiqet ta imponojë myftiun disa vjeçar Muamer Zukorliq në krye të pushtetit civil si përfaqësues special të regjimit okupues serbomadh në Sanxhak.

Sipas këtij modeli, ministri serb Sarçeviq, duke injoruar Kushtetutën dhe ligjet, vullnetin e punonjësve dhe të prindërve në një konkurs publik legat, me vendimin e tij përpiqet të imponojë ekstremistin fetar Zukorliq për drejtor në një shkolle fillore në Novi Pazar, e cila është shpallur me rëndësi të veçantë për boshnjakët”.

Në lidhje me gjendjen e krijuar po japim edhe qëndrimin e Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut ( SDA) e cila dënon ashpër përpjekjet e ministrit serb dhe kreut të Partisë së

Drejtësisë dhe Pajtimi Muamer Zukorliq, gjithashtu deputet dhe kryetar i Komisionit për Arsim në Parlamentin e Serbisë, në të cilën thuhet : “Mladen Sarceviq dhe Muamer Zukorliq të cilët po përpiqen të koordinojnë veprimet e tyre t’i poshtërojnë boshnjakët. Regjimi serbomadh, me pëlqimin dhe mbështetjen e shërbëtorëve të tij në Sanxhak, përfiton çdo mundësi për të shprehur kërcënime dhe armiqësi ndaj boshnjakëve dhe për t’iu mohuar atyre gjuhën boshnjake.

Dje, ministri serb Sarçeviçq abuzoi me foltoren e parlamentit për të shpreh urrejtje dhe armiqësi ndaj popullit boshnjak dhe bëri thirrje publikisht për respektim të Kushtetutës dhe të ligjeve që garantojnë boshnjakëve të drejtën për arsimim në gjuhën e tyre. Në këtë mënyrë, kërcënohet regjimi serbomadh dhe shërbëtorët e tij të Sanxhakut, përmes mediave dhe përhapja e dezinformatave përmes shërbimit sekret serb po u bën presion vazhdimisht punonjësve dhe prindërve të fëmijëve në Sanxhak për të heqin dorë nga të drejtat e tyre.

Ne i kërkojmë ministrit serb Sarçeviq të kërkojë falje boshnjakëve për mohimin Identitetit të tyre kombëtar dhe të ndalet presioni i vazhdueshëm ndaj prindërve dhe punonjësit e institucioneve arsimore ku fëmijët arsimohen në gjuhën boshnjake.

Partia e Aksionit Demokratike në Sanxhak do të marrë të gjitha masat e mundshme për ta mbrojtur kushtetutshmërinë dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit boshnjak në Sanxhak”.

 

You Might Also Like