Nderim Isufi
Të gjithe te braktisin bile edhe ata qe i kishe shume afer edhe ata qe ti mendoje se ta duan te miren por edhe keta tjeret jane qu n’kom e po gezohen per ty o Gjilan. Po gezohen edhe disa te vetquajtura portale e gazetar,te gjithe me shume kenaqesi po e presin “falimentimin”tend o Gjilani im! Po nje gje le ta din se ky Gjilan nuk eshte Gjilani i 4-5 viteve te fundit, ky Gjilan eshte vete historia dhe kenaqesia e futbollit te anamoraves dhe Kosoves ky Gjilan nuk mbetet jetim dhe per kete Gjilan ka kush perkujdeset.
Ty Gjilan te shftytzuan i madh e i vogel, te ben target per arritjen e qellimeve te veta, disa i arriten e disave ju mbeten ne gjys endrrat.
Ty Gjilan te mungoi guximi, vizioni, dashnia nga njerzit mbrenda, menagjimi, te mungoi organizimi, te mungoi serioziteti, te ngulfati serviliteti, e te “peruli” mos dija e havdallave…………
Gjilan edhe ata qe dhan(para) per ty,nuk te kuptuan se sa peshon, nuk diten se sa i madh je , nuk ti shfrytzuan asetet dhe pasurin qe e ke( apo te shftytzuan per qellime te tyre po ne nuk e dim), Gjilan po sikur klubi te kishte nje hirarki tjeter menagjuese profesionale sot nuk do ishe ti ne kete gjendje. Sot do ishe shembull dhe model per te gjithe jo vetem ne Kosove por edhe rajon, sikur afer vetes te ofroje ne fillim njerez adekuat e jo njerez arrogant, sikur te kishe afer vetes njohes te mire te keti sporti ndryshe do shkrunim sot.
E moret veten ne qaf e na kallet zemren neve tifozeve nga mos dija juaj dhe e gjithe atyre qe u sorrollaten me juve.
Gjilan ti kurr nuk do mbetesh vetem,e ki ni armat te qujtut “SKIFTERA” qe deri ne vdekje nuk te lajn vetum por do te rrin afer ne gjdo gje, ke shume dashamir, afarist, bisnismen e tifoz te shumt qe per ty do bejn gjithqka.
E ju hiena qe jeni qu n’kom per kete kriz te Gjilanit shume shpejt do ju mbyllet goja e do ju jete ne fyt kjo kenaqesi.
Se sa tendencioz jeni po shihet shume qart,ne finale te kupes Skifterat ishin mbi nivel me organizim e me koreografi te ndryshme e me nje anim korrekt, po ashtu ne ndeshjen me Liepajen ishte nje atmosfer fantastike , per Skifterat nuk kishte kaq shume mbeshtetje dhe perkrahje nga nje pjes e gazetareve dhe e disa portaleve qe gjithmon Gjilanin dhe Skifterat i kan target te sulmit dhe vetem diqka me ndodh shkruajn zi e terr.Se sa i madh eshte Gjilani tregon edhe kjo urrejte e juaj ndaj Gjilanit, se sa faktor eshte Gjilani tregon ky mllef qe e keni per Gjilanin, se me Gjilanin pazare nuk ka, Gjilani ju prish matematikat.
Po sa ka rendesi Urrejtja juaj eshte Krenaria jone.
Per fund Gjilani nuk duhet te mbetet pezell le te reflektohet dhe te dilet publikisht qe Sc (Kf) Gjilani nuk ka ma president,nuk ka me drejtor,nuk ka me trener,nuk ka me futbollista me kontrata,le te hapen rrug e mos te vie edhe te do kriza tjera qe nuk kishin me qen fare te mira.
Nga Kf Gjilani nuk kan fitu as ata qe kan dhen para lufte,e as ata te pas lufte ku nga viti 1999-2004 Gjilani ishte klubi me i mire ne Kosove me ajken e futbollistave ku gjate ketyre viteve Gjilani fitoj kupen dhe superkupen e Kosoves dhe u gjind tri here rradhazi ne finale te kupes. Nga Gjilani nuk fituan as ata dontor nga viti 2004 e deri ne vitin 2015-2016 ku ju dhan juve klubin me parametra zero,andaj hapni rrug qe Gjilani te veproj ne keto dite krize pa presion por me qetesi.
Nuk ka rendesi a fillon me junior ne kete kampionat nuk eshte fundi i botes,rendesi ka qfar qasje ka tash e tutje ish hirarkia e klubit per klubin. Pytje a jeni a nuk jeni ma?!
Nese nuk jeni tregoni,dhe hapni rrug. Në këtë anomali askush nuk afrohet edhe nëse ka vullnet e deshir.
Gjilani dje,sot dhe neser ka qen është dhe do mbetet i Skifterave dhe i qytetareve Gjilanit.
Askush mbi Gjilanin,të gjithë jemi të vogel përpara këti emri.
P.s Ky reagim është për situaten e krijuar në klub,edhe pse kam thën që nuk mirrem me klubin,është e vertet që nuk mirrem me klubin por tash jane kriju rrethana te reja dhe për Gjilanin duhet të gjithë të behemi bashkë e te bëjm diqka.