Fatbardha Emini, drejtoreshë për Arsim në komunën e Vitisë , ka pritur në takim Sabrina Archer, vullnetaren e re të Korpusit të Paqes e cila per dy vitet e ardhshme do te shërbej përkatësisht do të punoj në SHFMU “Dëshmorët e Vitisë. Vullnetarja e Korpusit të Paqes ishte e shoqëruar edhe nga Lirije Aliu arsimtare e gjuhes angleze.
Mësimdhënësja amerikane, Sabrina Archer, pritet të bashkëpunoj me mësimdhënësit e gjuhës angleze në këtë shkollë ku bashkërisht do t’ju mësojnë nxënëseve gjuhen angleze.
Përndryshe në komunën e Vitisë, aktualisht janë katër vullnetare amerikane që janë duke punuar me shkollat dhe komunitetin.
Drejtoresha Emini, me këtë rast, tha se i falënderojmë edhe familjen dhe mësimdhënësit për bashkëpunim në këtë projekt.Aziz Zuka