Deklaratë e SBASHK-ut:
Ashtu siç edhe jeni të informuar, përmes mjeteve të informimit por edhe nga kryetarët e sindikatave të institucioneve tuaja, si dhe nga kryetarët e sindikatave të komunave tuaja, Këshilli Drejtues i SBAShK-ut në mbledhjen e vet të datës 10.01.2019, në mënyrë unanime ka marrë vendim që i tërë sistemi arsimor duke i përfshirë Çerdhet, Shkollat Fillore dhe të Mesme të Ulëta, Shkollat të Mesme të Larta dhe Universitetet të fillojnë Grevën e Përgjithshme nga data 14.01.2019, nga ora 9:00 deri 12:00, deri në realizimin e kërkesave.
Kërkojmë nga ju që secili të bisedoj gjatë kësaj kohe me prindërit e institucionit tuaj, të kërkoni mirëkuptim dhe përkrahjen e tyre dhe ti bëni me dije, se greva nuk është vullnet i yni, por është një domosdoshmëri për ta rregulluar ligjin e pagave i cili ka qindra defekte, dhe përgjegjës për këtë grevë janë institucionet e Kosovës që nuk janë marrë seriozisht me paralajmërimet e SBAShK-ut, që nga viti 2016, por edhe që nga prilli i vitit 2018.
Gjatë këtyre ditëve mund të plasojnë edhe informata që tentojnë ta përçajnë grevën, e një e tillë e rrejshme veç u përhap sot ne rrjetet sociale gjëja se është anuluar greva,por ju të dashur anëtarë të SBASHK-ut duhet të bazoheni vetëm në informatat që vijnë nga SBASHK-u përmes përfaqësuesve tuaj të cilët ju vetë i keni zgjedhur për ta udhëhequr grevën në institucionin tuaj, po ashtu mund të informoheni nga lajmet në web-faqen e SBASHK-ut, www.sbashk-rks.org si dhe në Facebook: SBAShK – Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës.
SBASHK do t’ju mbaj të informuar në çdo kohë për negociatat eventuale që do të zhvillohen në institucionet e Kosovës, dhe ju siguron se pa përmbushjen e kërkesave tuaja greva nuk do të përfundon.