Futboll

Altin Aliu kalon te Bashkimi i Koretinit

Hapsirat e pakta në formacionin e Sadat Pajazitit kanë shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë një zgjidhje për dy futbollistët e talentuar Kujtim Dubovën dhe Altin Aliun, duke i huazuar në klubet tjera të Anamoravës, shkruan Gazetasheshi.com.

Të dalë nga akademia e klubit dhe të ardhur nga ekipi kampion i juniorëve dy futbollistët gjetën pak hapsira, ndërkohë që për mbrojtësin Dubova nuk u rezervua as edhe një minutë i vetëm përkundër problemeve të vazhdueshme që pati ky klub me repartin defensiv.

Dubova u huazua te Kika e Hogoshtit, derisa ishte prezantuar ditë më parë.

Situatë e njejtë edhe për sulmuesin Altin Aliu, i cili pavarësisht se kishte disa minuta në dispozicion, nuk ishin asnjëherë të mjaftueshëm për të treguar potencialin e tij.

Kujtojm që Aliu ishte golashënuesi më i mirë në kampionatin e të rive në edicionin e kaluar, ndërsa tani huazohet te Bashkimi i Koretinit.

Foto: Altin Aliu

Dy futbollistët do qëndrojnë të huazuar për gjashtë muaj te klubet nga Anamorava dhe më pas Gjilani do shqyrtoj mundësinë për ti afruar sërish në skuadër.

Foto: Kujtim Dubova

You Might Also Like