Futboll

SC Gjilani akuzon Kreshnik Vulën për “masakër”

Klubi i Gjilanit ka akuzuar gjyqtarin Kreshnik Vula, për siç kanë thënë “masakrën” që i ka bërë ekipit të tyre. Ata kanë lëshuar dy video, me të cilat pretendojnë se ishin dy penalti të pa dhëna për ta.

Gjilani ka humbur ndeshjen me kundërshtarin e drejtpërdrejtë për t’i ikur barazhit me rezultat 0:1. Pas ndeshjes lojtarët e Gjilanit, kryesia dhe publiku kanë kërkuar nga gjyqtari llogari, por ai nën mbrojtjen e policisë është dërguar në zhveshtore.

You Might Also Like