Futboll

Nuhiu: Kampionati është shumë i gjatë dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një

Ardian Nuhiu është ndarë tejet i kënaqur pas ndeshjes me fitoren e arritur, derisa ka theksuar se këto tre pikë do të ndikojnë në moralin e ekipit.

“Dy barazimet e fundit na kanë rënduar psikologjikisht. Megjithatë, futbollistët sot treguan karakter dhe vendosshmëri për ta fituar ndeshjen që nga minuta e parë. Pranuam një gol nga pakujdesia, por u rikthyem shumë shpejtë duke treguar karakter”, deklaroi fillimisht Nuhiu.

Më pas tekniku i gjilanasve foli edhe për mundësinë që Drita ta mbrojë titullin e kampionit.

“Ne kryejmë detyrat tona dhe me shumë qetësi i presim ndeshjet e kundërshtarëve. Kampionati është shumë i gjatë dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të mundohemi ta mbrojmë titullin kampion për të dëshmuar se titulli i arritur në edicionin e kaluar nuk ishte rastësi. Kemi kundërshtarë të vështirë, por do të përqendrohemi në çdo ndeshje sikurse të ishte finale“, përfundoi Nuhiu.

You Might Also Like