Futboll

SC Gjilani humb miqësoren ndaj Bashkimit të Kumanovës

Sport Club Gjilani gjatë pauzës së Kombëtareve, ka zbritur sërish në fushë për një test miqësor ndaj Bashkimit të Kumanovës.

Ndeshja u zhvillohet të dielën, në stadiumin ndihmës në Gjilan, me fillim nga ora 13:00 në të cilën mysafirët nga Kumanova kanë ngadhënjyer me rezultat 2:3, me golat që për ekipin mysafir i kanë shënuar Resul Mehmeti, Flamur Xhelili dhe Issa Adekulne.

Kjo përballje I ka shërbyer trajnerit dhe lojtarëve për të ruajtur ritmin e lojës dhe për të përgatitur më mirë vazhdimin e sezonit.

Në fushë u paraqitën edhe futbollistët të cilët ishin të lënduar, përveçse Robert Rrahmanit, i cili po vijon me procesin e rikuperimit.

Këtë fundjavë Gjilani do të luajë në fushë të vet, ku do të përballet me Ferizajn. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like