SC Gjilani që po zhvillon përgatitjet në Antalia, në Turqi, këtë të hënë është përballur me gjigantin skocez Livingston FC dhe pas një ndeshje tejet interesante ka pësuar me rezultat të ngushtë 1:2, shkruan kryelajmi.com
Golin e vetëm për kuq e bardhët nga Gjilani e ka shënuar qendërsulmuesi bullgar Nasko Milev.
Ndryshe SC Gjilani ka paralajmëruar se do të zhvillojë edhe dy ndeshje kontrolluese gjatë qëndrimit në tokën turke. Kundërshtarë të Gjilanit në ndeshjet e radhës do të jenë Aqvital FC Csakva nga Hungaria dhe ndeshja përmbyllëse për fazën përgatitore do të jetë me 23 janar me FC Qyzyljar nga Kazakstani./kryelajmi.com/.