Futboll

SC Gjilani mbyll 𝐩ë𝐫𝐠𝐚𝐭𝐢𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐝𝐮𝐞𝐥𝐢𝐭 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫è𝐬 Niederkorn

Ekipi i  SC Gjilanit ka zhvilluar përgatitjet e fundit para duelit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës ndaj ekipit Progrès Niederkorn nga Luksemburgu.
Futbollistët janë njoftuar me fushën e lojës në “Stade Municipal de la Ville de Differdange”, aty ku do të zhvillohet edhe dueli i së enjtes mbrëma.
I gjithë grupi ishte në dispozicion të kryetrajnerit Klodian Duro, përveç futbollistit Mevlan Zeka, i cili është stërvitur i diferencuar dhe po punon me kohën që të jetë gati për sfidat e para evropiane.
Njëherit kjo ishte seanca e fundit stërvitore para duelit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës për këtë edicion.

You Might Also Like