Futboll

SC Gjilani nis fazën përgatitore për stinorin pranveror

Skuadra kuqebardh ka nisur fazën përgatitore dimërore për pjesën pranverore të kampionatit, me ç’rast objektivat mbeten të qarta, me garën e cila do jetë e hapur deri në ndeshjen e fundit.

Ditët e para janë të dedikuara për ekzaminimet mjekësore, përpara se ekipi të kalojë në ritmin e plotë të punës me dy seanca stërvitore në ditë. Një ndeshje kontrolluese është planifikuar për 15 janar, ndërsa nga 17 janari deri më 30 janar, “Skifterat” do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Gjatë qëndrimit në tokën turke, përveç punës fizike dhe tekniko-taktike, janë planifikuar edhe katër ndeshje kontrolluese, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën e ekipit.

Gjysmësezoni pranveror është planifikuar të nisë më javën e parë të muajit shkurt, me ç’rast presim Ballkanin në shtëpi.

You Might Also Like