Gjilan, 29 tetor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune pronarin e Kolegjit Universitar “Fama”, Salal Ahmetxhekaj, me të cilët kanë folur për bashkëpunimin gjatë të ardhmes në fushën e mbështetjes së studentëve dhe krijimin e hapësirës për praktikë në institucionet lokale varësisht nga profile dhe nevoja e studentëve për arritje profesionale.
Gjatë takimit u paralajmërua që së shpejti do të bëhet edhe marrëveshja zyrtare e bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Kolegjit “Fama”, në mënyrë që studentët të bëjnë punë praktike në institucione.
“Besoj shumë që kjo formë e bashkëpunimit do të jetë një mbështetje e madhe për studentët e këtij Kolegji dhe do të jap rezultate të prekshme në funksion të avancimit të studentëve në rrugën e tyre të karrierës dhe të orientimit në punë”, ka thënë Haziri.
Pronari i kolegjit universitar “Fama”, Salal Ahmetxhekaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin e tij për bashkëpunimin në të mirë të studentëve.