OPINION

Serbia, fillimisht  do të duhej të formojë bashkësinë e komunave etnike shqiptare në Serbinë Jugore

Serbia, fillimisht  do të duhej të formojë bashkësinë e komunave etnike shqiptare në Serbinë Jugore

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav LAJÇAK, thekson:

,,S’ka Asociacion, S’ka as marrëveshje”

I kujtoj gjithë opinionit  duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit.

Se  në Serbinë Jugore,    është Krahina shqiptare që përfshinë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Dhe kemi organizuar Referendumin  e datës 1 e 2 Mars 1992, përveqë Referendumi-t ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqëm  luftën e  armatosur përmes  Ushtria Çlirimtare  për  Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Është luftuar për mbrojtën e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejt-diskriminmin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë  të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëveshja e Konçulit.

Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht do të duhej  të formoj Bashkësinë e komunave etnike Shqiptare në Serbinë Jugore, e tek atëherë të kërkoj  kushte për krijimin e  Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.

Pakica  Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kanë të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.

Kemi  dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojnë Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kemi organizuar Referendum.

Serbia vetë e ka  ,,zgjidhur çështjen e pakicave’’  përmes 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.

Refik HASANI

You Might Also Like