Në fundin e javës skuadra do të udhëtoj drejt Ferizajt për tu përballur me skuadrën homonime në ndeshjen e fundit të edicionit 2024/25.
Ballafaqimi me “Ujqit” do të jetë takimi i katërt në këtë edicion garash ndërmjet dy skuadrave, me ekipin nga Ferizaj që ka fituar dy prej tyre dhe një herë tjetër kanë dalë triumfues “Skifterat”.
Skuadra do të vijoj përgatitjet gjatë javës për këtë përballje, e cila mund të jetë vendimtar për fatin sportiv të këtij sezoni, teksa gjasat për një vend në Evropë janë ende reale.
“Kuqebardhëve” iu duhet të fitojnë ndeshjen, ndërkohë që Malisheva të mos poentojë në duel me Prishtinën për të arritur daljen në Evropë për herë të katërt brenda pesë viteve.
Gjithsesi, ekipi do të shikoj vetëm ndeshjen e së dielës në Ferizaj, e cila njëherit është e fundit për këtë edicion garash. Përballja zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ferizaj dhe fillon nga ora 16:00.