Përgjatë qëndrimit në Turqi u mikpritëm bashkë me kandidatët e Lëvizjes për deputetë, Bajram Mavriqi dhe Albert Selishta, nga z. Shaban Sönmez, kryetar i klubit futbollistik Zafer Spor, njëherit biznesmen i suksesshëm me prejardhje nga Gjilani.
Mikpritja ishte e ngrohtë dhe e sinqertë, siç dinë ta bëjnë njerëzit që nuk e harrojnë vendin prej nga vijnë.
Falënderojmë Shaban Sönmez dhe stafin e tij për mikpritjen, respektin dhe gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.




