Shefket Sermaxhaj nuk është më kryetrajner i Kikës së Hogoshtit, shkruan kryelajmi.com. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë kryetrajneri i deridjeshëm i anëtarit të Ligës së Parë të Kosovës në Futboll. Kika e Hogoshtit, nën drejtimin e Shefket Sermaxhajt ia kishte dalë të ruaj statusin e anëtarit të Ligës së Parë të Kosovës, por tashti klubi dhe kryetrajneri kanë ndarë rrugët. Ish-futbollisti i njohur dhe trajneri gjilanas, Shefket Sermaxhaj, në profilin e tij në facebook ka shkruar:
Pershendetje miq,
Pas nje periudhe tre vjeqare ne klubin FC KIKA nga sod nuk do te jem pjes e klubit.
Dua ti falemderoj te gjithe ata qe me mbeshteten dhe kontribuan sa une isha aty, duke filluar nga kryesia e klubit,lojtaret,stafi,tifozet dhe gjithe dashamiret e futbollit Hogoshtas.
Suksese FC KIKA
Shefket Sermaxhaj
Kryelajmi.com