Sipas njoftimeve të kompetentëve të institucioneve shendetësore të komunës në Viti është shënuar viktima e parë me Covid-19.
Pacientja 82 vjeçare me inicialet S.R nga fshati Gjylekar e cila ishte duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Sipas informacioneve nga burime zyrtare shëndetësore, ajo ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka marrë me shqetësim këtë lajm. Kryetari Sokol Haliti, ka shprehur keqardhje për rastin dhe ka ngushëlluar familjen e saj. Ai tha se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ceremonia e varrimit të kryhet si duhet,duke ndërmarrë masa mbrojtëse duke falënderuar njëkohësisht familjarët për mirëkuptim.Aziz Zuka