Dr. Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, ka publikuar një lajmë të mirë në statusin e saj në FB duke konfirmuar për shërimin e familjes 7 anëtarëshe në Stubëll të Epërme të kësaj komune .
”Rasti i parë në Kosovë i diagnostifikuar me COVID19 ishte rasti i 77 vjeçarit nga Stublla e Vitisë, ka shkruar ajo duke shtuar se “sot u konfirmua shërimi i 4 anëtarëve të kësaj familje, ku e tërë familja nga 7 anëtarë tanimë janë të shëruar dhe ka përfunduar drama 49 ditore e kësaj familje”.
Ajo ka shkruar se gjatë tërë kësaj kohe familjarët kanë treguar bashkëpunim, disiplinë dhe respektim maksimal të rekomandimeve nga MSH dhe IKSHP-ja . “Shëndet për stubllasit dhe uroj që të jenë rastet e fundit me COVID19 dhe shpejt t’i kthehemi normalitetit të gjithë, ka shkruar Dr.Vjollca Kadolli-Halili”.Aziz Zuka