Arti pamor

Artisti Florent Buca nëpërmjet artit prek tema aktuale në vendin tonë

Florent Buca përmes artit shfaq gjendjen tonë që po e kalojmë në karantinë

Artisti nga Gjilani Florent Buca ka zgjedhur rrugën që përmes punimeve të shfaq gjendjen aktuale që po e kalojmë në kohen e pandemisë, shkruan 06 Press.

Buca nëpërmjet punimeve të tij shfaq përditshmërinë e qytetarëve, shpesh duke prekur edhe tema aktuale në vendin tonë.

I tillë ishte punimi dedikuar ushtarëve të UÇK-së:

Ushtaret tane dolen ne vijen e pare te frontit, vetem per te mbrojtur lirine qe sot ne gezojme. Ata dedikuan jeterat e tyre per kete vend, dhe per kete meritojne mirenjohje dhe nderim te perjetshem. Heronjet e rene, pasqyrojne karakterin e kombit tone, qe ka nje histori te gjate patriotizmi e nderi; dhe nje komb qe ka fituar shume luftera e beteja, per te fituar lirine nga terrori.

Gjithashtu punimi tjetër që ka marr vëmendje është kushtuar Ditës së Tokës ku paraqet sfidat e Tokës ndaj njerzimit:

Dita e tokes’ eshte me shume se nje dite e zakonshme. 22 Prilli eshte date historike, ku qytetaret e botes ngriten njezeri me kreativitet, inovacion, ambicie e guxim, per te luftuar krizen e ngrohjes globale. Biodiversiteti jone po sfidohet gjithnje, e progresi ne luftimin e kesaj çeshtjeje eshte shume i vogel, anipse ka shume thirrje te ambientalisteve kundrejt qeverive te botes per te ndare me shume fonde ne kete fushe! Une shpresoj qe viteve ne vazhdim te kemi me shume njerez qe kujdesen per natyren, token e ujin, dhe jo vetem te atille qe e duan dhe shfrytezojne ate. Me ane te ketij punimi, u mundova te shpreh kreativitetin tim ne kete date simbolike, duke uruar qe vetedija te ngritet cdo dite e me shume.

Punime të tilla Floren Buca ka sjell shumë në këtë kohë, dhe disa nga to mund ti shihni më poshtë./06Press/

 

 

You Might Also Like