Futboll

SHF Arbëria kampion me grupmoshën U17

Shkolla e Futbollit Arbëria, e cila udhëhiqet nga ish-lojtari i mirënjohur Ismet Ramushi, është shpallë kampione ndër gjeneratat U17. Një gjë të tillë e ka bërë vetë trajneri përmes një njoftimi në facebook.

 

Ismet Ramushi ka shkruar:

 

Jemi njoftuar zyrtarisht nga Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan që edicioni 2019/20 ka përfunduar për shkak të përhapjes së “COVID-19”.

Me këtë rast Shkolla e Futbollit “Arbëria” shpallet kampion me grupmoshën e 17 vjeçarëve, pasi që Federata e Futbollit e Kosovës ka njohur meritat e renditjes tabelare dhe me ç’rast ishim në pozitën e parë në këtë grupmoshë edhe jemi kampion.

Falënderoj së pari prindërit për besimin që patën për t’i afruar fëmijët e tyre në SHF “Arbëria”, pastaj futbollistët për gjithë mundin e dhënë, disiplinën dhe sakrificën e treguar.

Bashkëpunëtorët, donatorët dhe përkrahësit e vazhdueshëm të Shkollës së Futbollit “Arbëria” kanë vend të veçantë në këtë pjesë, ndaj dua që t’i falënderoj nga zemra.

Falënderoj gjyqtarët, delegatët, doktorët e ndeshjeve dhe kundërshtarëve për lojën fer dhe korrekte të treguar gjatë kampionatit.

Shumë shpejtë do të vijmë me një njoftim në lidhje me zhvillimin e seancave stërvitore.

Ju falënderoj edhe njëherë përzemërsisht!
I juaji, Ismet Ramushi

 

You Might Also Like