Më 5, 6 dhe 7 shkurt, 2026 do të jepet premiera e shfaqjes muzikore-teatrale “Kabare 1999”, me dramatizim dhe regji nga Zana Hoxha, nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit.
“Kabare 1999” është një shfaqje teatrore muzikore e vendosur në Kosovën e pasluftës, që ndërthur këngën, humorin e zi, ironinë dhe kujtesën kolektive. E frymëzuar nga “Cabaret”, rrëfimi zhvendoset nga Berlini i viteve ’30 në Prishtinën e vitit 1999 – një qytet që po mëson të jetojë sërish, mes shpresës, lodhjes dhe etjes për jetë pas luftës.
Në qendër të shfaqjes është Aida, një vajzë që vjen në Prishtinë për të ndjekur karrierën dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ditën shkruan, ndërsa natën punon si bariste në “Klub Europa”, një kabare improvizuese ku realiteti dhe performanca përzihen, duke e futur në një trekëndësh dashurie dhe në kërkim të identitetit të saj.
Sipas: Joe Masteroff
Dramatizimi dhe Regjia: Zana Hoxha
Aktorë: Kushtrim Qerimi, Semira Latifi, Edon Shileku, Aurita Agushi, Ali Demi, Safete Mustafa Baftiu, Gëzim Bucolli, Gani Rrahmani, Mejreme Berisha, Blend Arifi
Muzika origjinale dhe këngët: John Kander, Fred Ebb
Orkestrues: Liburn Jupolli
Muzikantët: Roland Masurica, Premtim Selimi, Ndriqim Bajrami
Kërcimtare: Aulonë Nuhiu, Jeta Musolli
Drejtor artistik: Erson Zymberi
Skenograf: Bekim Korça
Koreograf: Sead Vuniqi
Kostumografe: Yllka Brada
Dizajni i ndriçimit: Burim Baftiu
Asistente e kostumografisë: Qendresa Isufi
Asistent regjie: Flamur Ahmeti
Organizator: Dhurim Ismaili – Dajki
Përkthimi: Erzë Uka
Tonist: Alban Limoni
Rrobaqepëse: Kledia Kurtalani
Teknikë skene: Mejdi Hoti, Fehmi Hoti, Haki Aliu, Selami Hoti
Rekuiziteret: Suad Berisha, Artan Limoni
Teknik ndriçmi: Xhabir Bilalli
Grimi: Minka Fejzullahu
“Kabare 1999” është bashkëprodhim i Teatrit të Qytetit Gjilan dhe ARTPOLIS – Qendra për Art dhe Komunitet i përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Gjilanit





