Futboll

Shkolla e Futbollit “78” me sukses e ka mbyllur vitin 2018

 

Shkolla e Futbollit “78” me sukses e ka mbyllur vitin kalanderik 2018, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme. Për këtë qëllim këtë fundvit është mbajtur një ceremoni në të cilin drejtues të këtij klubi të futbollit kanë përmbledhur rezultatet e arritura.

Në këtë ceremoni, para të pranishmëve me një fjalë rasti është paraqitur kryetari i Këshillit të Prindërve, Ismet Kosumi, anëtarët e Këshillit, Driton Hyseni, Behar Ramadani dhe Naser Shabani.

U  tha se Shkolla e Futbolit “78” ka lojtar të talentuar dhe se në gjashtë muajt e fundit ata kanë treguar lojëra të shkëlqyera dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje në përballje me shtatë ekipe kundërshtare.

Futbollistët Bekon Rexhepi, Lis Shabani, Leart Sadiku, Korab Kosumi, Donat Maliqi, Altin Selishta, Endri Bajrami dhe Rinas Hamdiu kanë përshëndetur të pranishmit.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe mirënjohje për angazhimin dhe rezultatet në vitin 2018 për lojtarët Deon Jetishi, Eron Zylfiu, Beduin Hajrullahu, Nadi Haziri,  Milazim Haziri, Edinjo Ibrahimi, Fron Hoxha, Nart Hoxha, Diar Asani, Jon Ajvazi, Diellon Xhelili, Blerti Ramadani, Lum Shabani, Arbër Salihu, Bekon Rexhepi, Eris Cuci, Hektor Korça, Alek Islami, Jorik Jakupi, Aris Fetahu, Mal Shabani, Lis Shabani, Nil Berisha, Kaon Rukovci, Leart Sadiku, Argjend Daku, Erion Daku, Omer Azemi, Olti Mushica, Fjord Rushiti, Elton Vokshi, Amar Toska, Leart Mustafa, Elton Hyseni, Donat Maliqi, Rron Bislimi, Diart Ymeri, Altin Selishta, Aridon Zylfiu, Linor Ibrahimi, Korab Kosumi, Rina Hamdiu, Endri Bajrami.

Me mirënjohje janë nderuar edhe donatorët, kurse Këshilli i Prindërve  dhe kryetari  ka ndarë kupa për grupmoshat U8 dhe U11.

Arben Zeqiri, trajner në Shkollën e Futbollit “78”, ka theksuar se puna dhe angazhimi kanë sjellë rezultate, kurse në Vitin e Ri 2019 do të vazhdohet me ritëm edhe më të shtuar, duke e vënë si primare forcimin e të rinjve , zhvillimin e talentit të tyre dhe që nëpërmjet futbollit të krijohen ura miqësie  me bashkëmoshatarë anekënd Kosovës.

“Në gjirin tonë kemi talente të rrallë, të cilët pa dyshim se do të bëjnë emër në futbollin kosovare dhe më gjerë”, ka thënë Arben Zeqiri, trajner.

You Might Also Like