Muzikë

Shkolla e Muzikës mbajti koncertin e fundvitit

 

Shkolla e Muzikës ka mbajtur koncertin festiv të fundvitit, në të cilin kanë marrë pjesë nxënës të dalluar të kësaj shkolle.

Fillimisht është paraqitur Kori i Shkollës së Muzikës, kurse më pas kanë performuar edhe Rron Jakupi, Nil Berisha (klarinetë), Blend Hoxha (Kitarë), Greta Azizi (solokëndim), Entela Veseli (volinë), Dineta Sylejmani (vibrafon), Rina Shabani (Flaut), Fjolla Rukovci  (piano), Urim Maliqi (kitarë), Elona Sadiku (Solokëndim), Elza Ismajli  (viloncelo), Kaon Ibrahimi (piano), Seksioni harkor, Suejla Ismajli (solokëndim), Jona Fazliu (paino), Blina Salihu (piano), Orkestra e Shkollës së Mesme (Abesa Maliqi, Elmedina Xhymshiti, Rina Shabani, Andi Selimi, Erdin Sadiku, Andi Hashani, Alb Ismajli), Kori i Shkollës së Mesme.

Ata kanë interpretuar këngë e vepra të kompozitorëve të njohur si Mariah Carey, Moxart, J. K. Mertz, Sia, Vivaldi, Donizzeti, Shopen, Daëies, Philip Kimm dhe  L. Cohen.

Këto pika janë përgatitur nga mësimdhënësit Albina jakupi, Arsim Ademi, Florim Fanaj, Hekuran Bllaca, Arsim Mustafa, Aurora Spahiu, Premtim Selimi, Arife Kastrati, Arzije Jusufi, Visa Osmani, Argëtim Bajrami, Xhentian Jetishi, Gëzim Pira, Hajrije Bislimi dhe Florentina Rushiti.

Drejtori i Shkollës së Mesme të Muzikës, Kushtrim Jakupi, ka theksuar se me këta nxënës është punuar me të madhe nga stafi i shkollës dhe kjo mbrëmje është përmbledhje e punës së tyre. Salla e Teatrit të Gjilanit ka qenë e mbushur përplot dhe publiku është ndarë i kënaqur me veprat e interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle.

You Might Also Like