Sportet me dorë

Shkolla “Mulla Idris Gjilani” dhe “Selami Hallaqi” më të mirët në Rajonin e Gjilanit në basketboll

Në kuadër të garave të rregullta të organizuara nga Federata e Sportit Shkollor e Republikës së Kosovës , sot u mbajtën garat regjionale në Basketboll për regjionin e Gjilanit .

Garat u bënë të hapura nga Përfaqësuesi i regjionit të Gjilanit Prof Afrim Selimi si dhe anëtari i bordit të Fsshrk Prof Milot Haziri.

U shfaq basketboll mjaft cilësor dhe u vu në pah talenti dhe dëshira e nxënësve për basketboll.

Shpërblimet për Shmu i ndanë Gazmend Kastrati Kryetar i Sportit shkollor në Kamenicë dhe Milot Haziri Kryetari Sportit Shkollor në Viti.

Ndërsa për Shml Shpërblimet i ndanë Drejtori i Arsimit në Gjilan z. Shpend Nuhiu dhe Deputetja e Kuvendit të Kosovës znj. Arijeta Rexhepi

Rezultatet e arritura :

Shmu Vajzat

Vendi i parë; Shfmu,,Mulla Idriz Gjilani”Gjilan

Vendi i dytë; Shfmu,,Bafti Haxhiu” Viti

Shmu Djemtë

Vendi i parë ; Shfmu,,Selami Hallaqi”

Vendi i dytë; Shfmu ,, Abdullah Krashnica”

Shml Vajza

Vendi i parë ; Shml Gjimnazi natyror ,, Xhavit Ahmeti” Gjilan

Vendi i dytë; Shml,,Sejdi Kryeziu” Kamenicë

Shml Djem

Vendi i parë ; Shml Gjimnazi Natyror,,Xhavit Ahmeti” Gjilan

Vendi i dytë; Shml,,Kuvendi i Lezhës”

Falënderim të veçantë për stafin e palestrës së sporteve në Gjilan , Gjyqtarët Qëndrim Demi dhe Laurant Ibrahimi për ndarjen e drejtësisë fer dhe korrekt po ashtu edhe Policinë e Kosovës dhe stafin mjekësor të qendrës sëmjekësisë familjare në Gjilan .

Ekipeve fituese ju dëshirojmë suksese dhe përfaqësim dinjitoz të regjionit tonë në garat Republikane që do të mbahen së shpejti…

You Might Also Like