OPINION

Shkollimi i Lartë në Kosovë – Kolegjet dhe Universitetet!

 

Shkruan: Samir Berisha

 

Edhe pse përfundimi i këtij viti shkollor karakterizohet me vështirësi shkaku i pandemisë, megjithatë në prag të përfundimit të tij dhe orientimit në studime nga ana e maturantëve mendoj se është mirë këta të fundit ta kenë të qartë rrugën për të cilën janë përcaktuar apo do të përcaktohen në vazhdim.

Fillimisht i kisha lutur shumë t’i keni të njohura thirrjet:
– Kolegji është një institucion arsimor (zakonisht) i pavarur ose pjesë përbërëse e një universiteti, i njëjti mund të jetë edhe në nivel para universitar apo edhe kolegj profesional si në disa vende të ndryshme të Evropës. Ama, jo universitet. Pra, të zgjedhësh një shkollim të lartë në kolegj do të thotë që jeni përcaktuar për një profesion të caktuar dhe në fund të jeni i profilizuar për në tregun e punës…për shembull IT.

– Universiteti është shumë më shumë se kaq. Ai është një institucion i lartë shkollimi me të drejtë studimi deri në doktoratë dhe mundësisë së zbulimeve shkencore dhe hulumtimit të saj, i përgatit studentët e tij në shkencë dhe bënë lidhjen me profesionin që kanë zgjedhur për të studiuar nga ana e tyre.

Dallimi mes një kolegji dhe universiteti ndryshon nga vendi apo shteti se si e ka të rregulluar me ligj shkollimin e lartë, megjithatë nuk mund të dalloj edhe shumë. Të jesh i diplomuar në një kolegj (diplomë kolegji), apo të jesh i diplomuar në një universitet (diplomë universitare) është një dallim i madh.

Maturantë të dashur dhe ju të tjerët të cilët keni vendosur nga ky vit të studioni, para një përcaktimi përfundimtar se ku ta vazhdoni shkollimin e lartë, ju kisha lutur shumë të mendoheni, të konsultoheni, të hulumtoni mirë në këtë drejtim para se të përcaktoheni përfundimisht.

Në shkollimin e lartë Kolegjet Private në Kosovë ende nuk kanë arritur të profilizohen, madje jo rrallë herë perceptimi për ta nga ana e studentëve është i njëjtë – si në universitet si në kolegj! Në Kosovë përafërsisht janë njëzet e katër (24) kolegje private. Në një vend kaç të vogël si Kosova vet numri tregon edhe cilësinë e tyre që mund ta ofrojnë, çdo herë kemi përjashtime.

Nga ana tjetër, Universiteti Publik i Kosovës “Hasan Prishtina” mundohet ta ruaj kredibilitetin e tij me shumë vështirësi dhe po i njëjti vazhdon të qëndroj më lartë në ranglistën e vlerësimeve. Ndërsa universitetet tjera Publike të themeluara viteve të fundit jo rrallë herë gjenden në vështirësi.

Maturantë të dashur, para se të vendosni ju lutem shumë ta ‘portretizoni’ vetën tuaj me diplomë në duar dhe tregun e punës njëkohësisht.

Mendoj se për të gjithë të diplomuarit në kolegjet private është mirë të rregullohet ligjërisht një herë e mirë statusi i tyre dhe mënyra e trajtimit të tyre në tregun e punës, sidomos në fushën e arsimit para universitar dhe në gjithë sektorin publik.

You Might Also Like