Ka shkuar në katër numri i të arrestuarve, të cilët u futën në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë në Gjilan.
Incidenti ndodhi në minutat shtesë të ndeshjes, kur çuditërisht portieri i Gjilanit, Enea Koliçi shënoi gol me kokë dhe kur ekipi i Gjilanit po e festonte golin e shënuar, disa persona të pandërgjegjshëm u futën në fushë dhe njëri nga ta fillimisht e rrëzoi portierin mysafir, derisa një tjetër e qëllon me këmbë portierin e shtrirë për tokë. Ky incident i dha hije të keqe kësaj ndeshje, e cila u ndërpre dhe tashti pritet që për të të vendosë Komisioni i garave.