Futboll

Nuhiu: Vlerësoj lojën tonë dhe atë të kundërshtarit

Ardian Nuhiu deklaroi pas ndeshjes me Malishevën:

“Kemi bërë një paraqitje në anën defanzive dhe lojtarët kanë qenë të përgatitur mirë për këtë ndeshje. Vlerësoj edhe lojën e mirë të kundërshtarëve, pasi me kundërsulme kërkonin të dilnin në fazën e sulmit. Ne kemi qenë të kujdesshëm në këtë ndeshje, por ne po na penalizon edhe fusha, megjithatë merita ka edhe kundërshtari. 

Kemi marrë shumë lojtarë të rinj dhe kam qenë i vetdijshëm se me kohë do të vije edhe inkuadrimi i tyre në grup. Por me gëzon edhe fakti se të gjithë janë mirë”, tha Nuhiu.

You Might Also Like