Dy vëllezërit Keita Rezak Lanzane dhe Keita Aziz Lanzane me bujë kishin ardhur në Gjilan si përforcime nga Bregu i Fildishtë dhe që në ditët e para të ardhjes së tyre ata e arsyetuan epitetin, duke zënë vend pas disa ditësh në ekipin e parë. Aventura e tyre në ekipin e Gjilanit nuk zgjati shumë, ngase atyre pas pak muajsh u ka skaduar viza e qëndrimit në Kosovë dhe nëpërmjet linjës ajrore në Stamboll është dashur të kthehen në vendin e tyre në Bregun e Fildishtë.
Ata pritet që sërish t’a rregullojnë dokumentacionin për t’u kthyer sërish në Kosovë, gjë e cila do të marr kohë.
“Shkuan për t’u kthyer”, theksojnë në SC Gjilani, duke i cilësuar ata si lojtarë të mirë që kanë dhënë kontributin e tyre në sukseset e Gjilanit. Pos skadimit të lejes së qëndrimit në Kosovë, arsye tjetër të largimit të tyre nuk ka e këtë e dëshmon edhe një interviustë e para disa ditëve që dy lojtarët i dhanë një mediumi qendror në Kosovë, ku ata janë shprehur të kënaqur me mikpritjen që u është bërë atyre.
Ja intervista e plotë e tyre
Kush janë vëllezërit Keita?
- Quhem Keita Rezak. Jam qendërsulmues. i kam 22 vjet. Ka një muaj e gjysmë që jam këtu. Ne jemi këtu për të ndihmuar ekipin.
- Mua më quajnë Keita Aziz. Unë luaj në pozitën e mesfushorit defanziv. Jam në Gjilan qe një muaj e gjysmë dhe jam këtu për t’a ndihmuar ekipin në të gjitha planet që i ka.
Përshtypjet e para për futbollin e Kosovës
- Ne po punojmë. Ne kemi një ekip të mirë. Gjithçka është mirë këtu . Jemi si një familje. Nuk ka dallime, të gjithë janë të barabartë Afrika, Kosova, për të gjithë është njëjtë. Ne jemi këtu për të punuar, për të ndihmuar ekipin dhe për të shkuar tutje.
- Ne kemi një objektiv, ta ndihmojmë ekipin, për të luajtur, nuk do të ketë Evropë, për dhashtë Zoti atë do të arrijmë. Ajo që ka shkuar mbaroi, por ne kemi një ekip të mirë dhe nëse gjithëcka shkon mirë mund ta arrijmë vitin tjetër. Këtu është një ambient i mirë .
A ju duk ftohtë në Evropë?
- Kur kemi ardhur këtu ka bërë shumë ftohtë. Nuk ishim të ambientuar asisoj mirëpo nëse të gjithë mund të luajnë në temperatura të tilla pse të mos luajmë edhe ne.
- Të ftohtit duhet adaptuar. Ne jemi këtu, të ftohtit kaloi. Bora mbaroi. Nuk ka problem.
A ju dallojnë njerëzit?
- Jemi binjakë, ja Rezaku, ja Azizi
- Jemi binjakë, ka tre vite që luajmë në klube të njëjta, në Arabinë Saudite, në Oman dhe tashti këtu.
Cili ka lindur i pari?
- Unë erdha i pari, ai i dytë.
- Ky është vëllai im i madh. Është e njëjta gjë.
Cka presin të arrijnë me Gjilanin
- Puna i përcakton të gjitha. Po punojmë. Ka gjithashtu ekipe që po shkojnë lart e poshtë. Ky është futbolli. Nuk mund të fitohen të gjitha ndeshjet. Në futboll ka fitore, brazime e humbje.
A synoni të luani në Evropë?
- Po është në kokën tonë. Dhashtë Zoti pas një vit të luajmë në Evropë, në Brasa e Real, gjithëcka është e mundur në jetë. Besojmë se me trajnerin e ri do të ushtrojmë edhe më shumë.
A keni dëgjuar më herët për Kosovën?
Kemi pasur shumë mundësi të shkojmë në Nisë, Marsej.
Me ushqime a po keni problem?
- Jo nuk po kemi probleme. Gjithçka është mirë. Këto nuk po hamë atë që e hanë të gjithë.
Ndonjë fjalë në gjuhën shqipe që e keni mësuar?
- Fjalën “dil, dil”. Të tjera jo, por nganjëherë flasim anglisht.