Viti

Shoqata humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrrës ndihmoi familjen e Bekim Rexhepit nga Gjylekari

 

Me të dëgjuar për rastin e djegëjës së shtëpisë së familjës së Bekim Rexhepit nga Gjylekari i Vitisë ne e kemi ndihmuar këtë familje me 1000 euro, tha Xhvit Islami ,kryetar i kësaj shoqate

Shoqata Humanitare “Vitia”, me seli në Gjenevë të Zvicrës tashmë është e njohur për nismat e saj të shpeshta në të mirë të komunitetit. Së fundi, kjo shoëatë në vazhdën e aktivitetit të saj humanitar është bërë pjesë e një iniciative për të ndihmuar familjen e Bekim Rexhepit nga fshati Skifteraj i Vitisë, së cilës iu dogj shtëpia muajin e kaluar.

Xhavit Islami, kryetar i kësaj shoëate dhe një nga aktivistët dhe humanistët më të devotshëm nga komuna e Vitisë, tha se shoëata i ka dal në ndihmë Familjes Rexhepi nga fshati Skifteraj sikurse shumë donatorë tjerë nga diaspora të cilët i janë bashkuar nismës për të rinovuar shtëpinë e djegur.

“Pas raportimit të rastit,nga mjetet e informimit e veëmas pas apelit për ndihmë kësaj familjeje të bërë nga televizioni lokal kabllor Plus Tv, shoëata e ka ndihmuar me mjete me 1000 euro, dhe ia kemi dorëzuar kryetarit të fshatit”, tha Xhavit Islami.

Ai gjithashtu, ka falënderuar gjithë ata ëë kontribuuan dhe po kontribuojnë për ata të cilat kanë nevojë për ndihma, për të përballuar gjendjen e vështirë ekonomike duke shtuar se SHH”Vitia” si deri më tash ashtu edhe në të ardhëmn do të jetë pranë familjeve skamnore të komunës së Vitisë me ndihma nga më të ndryshmet por jo vetëm të komunës së Vitisë por edhe të Kosovës./ Azi Zuka

You Might Also Like