Trajneri i Besës Valdet Shoshi edhe para ndeshjes me Gjilanin e kishte patur të ditur se ekipi vendas ishte favorit. Ai ka theksuar se fitorja e Gjilanit ishte e merituar, por edhe se në fund ekipit të tij iu dha rasti së paku për të barazuar.
“Ishte një lojë e vështirë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, që ka lojtarë cilësorë dhe si grup shumë të fortë dhe që shumë më herët ishin organizuar. Ekipi i ynë pati probleme në klub dhe me këta djem të rinj është punuar vetëm tri javë dhe ata i treguan cilësitë e veta dhe me pak fat kanë mundur të nxjerrin një pikë. Mendoj se ia kemi arritur qëllimit edhe pse ndeshjes ia filluam me mjaft koncentrim, por që disa gabime bënë që ekipi i Gjilanit të kalojë në epërsi, kurse me pak fat kemi mundur të nxjerrim së paku një pikë./Kryelajmi/.