Futboll

Shkolla e Muzikës shpëtim për adhuruesit e futbollit në kohë pandemie

 

Shikuesit në Kosovë dhe kudo po e kanë të ndaluar të shikojnë ndeshjet e futbollit nga tribunat e stadiumeve. Rreziku nga covid19 nuk ka kaluar ende, andaj dyert e stadiumeve mbeten të mbzllura për shikues.

Në Gjilan, shikuesit kanë gjetur një zgjidhje, ndeshjet po i përcjellin nga objekti i shkollës së muzikës në Gjilan, që është në ndërtim dhe prej aty ka një pamje të mirë të gjithë fushës.

Dje adhuruesit e Dritës e këtë të diele ata të Gjilanit nga afër i kanë përcjellë ndeshjet, duke patur mundësi që edhe të brohorasin për ekipin e zemrës.

Skifterat sot u ndanë të pakënaqur, edhe pese më vete kishin një flamur gjigant kombëtar, ngase ata nuk nxorën më shumë se një pikë, që është sinjal i keq në luftën për dalje në Evropë.

You Might Also Like