Shqelmoi dyert dhe gjësende tjera pas ndeshjes Gjilani – Ballkani, inicim disiplinor ndaj lojtarit
I indinjuar tej mase, lojtari i Ballkanit, Lumbardh Dellova, pas ndeshjes Gjilani – Ballkani, e cila u ndërpre në minutën e katërt shtesë, rrugës për në zhveshtore kishte shqelmuar dyrë e gjësende të tjera e krejt këtë e kishte parë edhe gjyqtari i ndeshjes, Genc Nuza, i cili e kishte ndëshkuar me karton të kuq.
Mirëpo, ky lojtar nuk i ka shpëtuar as Komisionit Disiplinor, i cili ndaj lojtarit të FC ”Ballkani” me nr. fanelle 5, Lumbardh Dellova dhe nr ID.000161M99. MOTIVI: Pas ndërprerjes së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte sjellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani – Ballkani.