Futboll

Preku “goglat” me dorë, inicim disiplinor ndaj drejtorit Valon Zymberi

Komisioni i Garave ka bërë inicim disiplinor ndaj drejtorit sportiv të FC Drita, Valon Zymberi. Kjo është bërë e ditur sot pas vendimit që ka marrë Komisioni i Garave.

Zymberit i është parë për të mëdha në dy raste me motivim se pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore kishte ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes me fjalët ”Ju po vini me misione të caktuara për ta dëmtuar Dritën”. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Ulpiana – Drita. Gjitashtu se është thënë se drejtori sportiv i FC ”Drita” Valon Zymberi, me rastin e hedhjes së shortit për gjysëmfinalen e kupës së Kosovës, kishte ofenduar Komisionin e Garave duke i verifikuar (prekur me dorë) topat pasi ishin vendosur në vazo, me çka kishte shprehur mosbesim në Komisionin e Garave në prezencë të përfaqësuesve të klubeve, gazetarëve dhe kamerave televizive.

You Might Also Like