OPINION

SHTËPIA E NËNËS STANË TË SHPALLET SHTËPI BAZË E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS

Në këtë shtëpi kanë kaluar Dëshmorë të Kombit e të plagosur të lirisë!
Në këtë shtëpi heroinë kanë kaluar me dhjetra dhe qindra luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së:
Deshmori i Kombit Pajazit Ahmeti,
Dëshmori i Kombit Isa Kastrati,
Dëshmori i Kombit Enver Miftari,
Dëshmori i Kombit Shefik Miftari,
Deshmori i Kombit Rrahman Dini,
Afrim Myrtaj i plagosur me shumë më shumë se 12 plagë,
Tre komandant të zonave kanë kaluar nëpër hallkat e kësaj Shtëpie Bazë e luftës së UÇK-së!


Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Ahmet Isufi,
Komandanti i Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-se, Shukri Buja,
Komandanti i Zonës Operative te Llapit të UÇK-se, Rrustem Mustafa,
Zv. Komandanti i Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Shemsi Syla,
Shefi i Shtabit të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së, Daut Ilazi,
Komandanti i Brigadës 153 të UÇK-së Zona Operative e Llapit, Adem Shehu!
Anëtari i Shtabit të ZOK-ut dhe Komandanti i Brigadës “Gursel e Bajram Sylejmani, të UÇK-së, Selami Neziri!
Komandanti i Policisë Ushtarake të ZOK-ut të UÇK-së, Fatmir Mehmeti,
Shefi për Informim i ZOK-ut të UÇK-së, Ismet Sylejmani,
Komandanti i Njesisë Speciale të ZOK-ut të UÇK-së, Raif Musliu,
Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Salh Mustafa,
Komandanti i Brigades 171” Kadri Zeka” të ZOK-t të UÇK-së, Refik Shala,
Anëtar të Komandës së Shtabit e të Brigadave të Zonës Operative të Karadakut të UÇK-së!

Shtëpia e kryefamiljarit Nue Gashi, shtëpia e Nënës Stane Gashit, shtëpia e vëllezërve luftëtar të lirisë, ushtar të UÇK-së, Filip Gashi, Fatmir Gashi dhe Viktor Gashi, të shpallet EDHE SHTËPI MUZE E KOMBIT, EDHE SHTËPI BAZË E UÇK-së dhe ta marrë në mbrojtje Shteti i Kosovës dhe sektori përkatës i Mbrojtjes së Vlerave kombëtare dhe të luftës së UÇK-së!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Shtator 2024!

You Might Also Like