Futboll

Shtyhet ndeshja Prishtina – Gjilani, ja arsyeja

Takimi në mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë për një termin tjetër.

Takimi i javës së 26-të ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit i paraparë të luhet me 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk do të zhvillohet.

Nga Zyra për Informim e FFK-së, kanë dhënë një intervistë për “Demokracia.com”, teksa kanë konfirmuar se kjo ndeshje nuk do të zhvillohet me 21 mars, shkak se stadiumi “Fadil Vokrri” duhet të ruhet për ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës

“Ndeshja e paraparë të luhet me 21 mars nuk do të zhvillohet me këtë datë, për arsye që fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” duhet të ruhet për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës që i luan në muajin mars. Për datën e re të kësaj ndeshjeje do të vendosë Komisioni i Garave”, kanë thënë nga Zyra e Informimit te FFK-së.

Të kujtojmë se Prishtina para kësaj ndeshjeje pra këtë mesjavë e luan takimin çerekfinal të Kupës me Feronikelin, kështu që kjo shtyrje mund të jetë e mirëseardhur.

You Might Also Like