Libri

SIHARIQ I MIRË NGA NJË STUDIUES I PËRKORË

Nga fjala hyrëse e librit të Prof. dr. Begzad Baliut,”Kërkime filologjike të Profesor Bahtijar Kryeziut”,
Prishtinë, 2025

Zakonisht të gjitha veprat kanë një arsye, një nismë dhe një përmbyllje çasti, andaj, as për këtë vepër nuk mund të thuhet ndryshe. E tillë është, pra, edhe kjo vepër që po i jepet lexuesit (bash sot) në këtë ditë të shënuar – për ditëlindjen e Profesor Bahtijar Kryeziut. Shkrimi i saj ka filluar një çerek shekulli më parë, kur Profesori ynë shënonte majat profesionale, ndërsa autori i këtij teksti, i ri dhe në fillimet e tij shkencore, tek kishte marrë gradën e dytë shkencore.

Atë kohë Profesor Bahtijar Kryeziu botoi veprën e tij të parë, përkatësisht tezën e doktoratës Onomastika e Hashanisë (2000) në Institutin Albanologjik, me recensentët e caktuar nga IAP: Prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, Universieti i Tiranës dhe Dr. Rexhep Doçi, blshk i IAP, kurse fjalët e përurimit autori i veprës ua besoi dy specialistëve të kësaj fushe: dr. Rexhep Doçit dhe mr. Begzad Baliut.

Këtu zuri fill interesimi im për veprën e tij, pa përjashtuar edhe përbërës të tjerë. Profesor Bahtijari vinte nga ana ime krahi¬nore; kufijtë etnografikë të kërkimeve të mia të doktoratës (krahina e Gallapit) “merrnin me vete” edhe dy fshatra të kra¬hi¬nës etnografike të doktoratës së tij; metoda kërkimore e studimore e angazhimit të tij në këtë fushë ishte thjesht një vazhdimësi e punës së tij shkencore; ndërsa më tej, si rrallë të tjerë do të më “merrte me vete” edhe në institucionin e tij universitar, në Fakultetin e Edukimit – Universitetin e Prish¬tinës, duke i pri edhe vlerësimit të tij shkencor e universitar në të gjitha gradat: “Prof. ass.”, “Prof. i asoc.”, “Prof. dr.”.

Duke vlerësuar këtë nderim prej prijësi edhe unë e kam ndjerë obligim të përcjell të gjitha veprat dhe të shkruaj gjithashtu fillimisht për të gjitha veprat e specializuara në fushë të onomastikës, ndërsa më tej edhe për veprat tjera me karakter përgjithësues.

Në ndërkohë e kam parë të arsyeshme që vetë apo me studentët e masterit të zhvilloj disa aktivitete kërkimi, ku objekt do të bëhej edhe Profeor Bahtijar Kryeziu. Pjesë e këtyre aktivi-teteve janë, jo vetëm leximet e veprave të tij, po edhe bisedat individuale e kolektive dhe intervistat, të cilat janë përfshirë në këtë vëllim.

Duke dashur që në këtë vëllim të përfshihen edhe artikuj të caktuar si edhe intervistat, unë njëkohësisht e kam përjashtuar karakterin monografik të veprës, që e kisha synuar fillimisht. Për më tej Profesori vazhdon të shkruajë si edhe më parë dhe madje, të pranojë që t’i bashkohem në projektet e tij e të më bashkohet në projektet e mia. Në këtë mënyrë ne nga nxënës e mësues u bëmë kolegë, bashkëpunëtorë të fushës dhe madje bashkautorë veprash, besoj me interes në fushë të leksiko¬grafisë.

Le të jetë edhe kjo vepër pjesë e këtij bashkëpunimi, bashkë¬kërkimi e bashkautorësie në fushë të gjuhës, përkatësisht, historisë së saj, leksikografisë, onomastikës e dijeve të tjera albanologjike edhe një sukses i një rrugëtimi të përbashkët dhe nderim për këtë – albanologjinë që na ka bashkuar.

Dhe le të jetë kjo vetëm vepra e parë e cila i pasvjen bashkë¬pu¬nimit tonë në vepra me karakter historiko-gjuhësor e leksi¬kografik, si dhe vepër e cila i paraprin një sinteze tjetër për punën e tij shkencore, për të mos thënë për punën tonë kërkimore.

Nuk mund ta përmbyll këtë fjalë, pa shtuar edhe disa rreshta me rastin e këtij botimi. Para gati katër vitesh, kur Profesori botoi veprën “Qasje shumëdimensionale në fushë të albanologjisë” (Begzad Baliu dhe studimet albanologjike të tij, Prishtinë, 2021:318), kisha premtuar se po të kem kohë dhe sidomos po të kem shëndet, dita kur do të vendos mes ballinave vepra me studime për profesorët: Shaban Demiraj, Kolec Topalli, Gjovalin Shkurtaj, David Luka, Shefkije Islamaj, Tomor Osma¬ni, Ruzhdi Ushaku, Besim Bokshi etj., nuk do të jetë larg, e as dita e kësaj monografie, botuar sot (1 gusht 2025) për Profesorin tim të dashur Bahtijar Kryeziu, për të cilin isha angazhuar edhe që Fakulteti i Edukimit ta propozonte kandidat për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (2012), i cili propozim u tumirë njëzëri nga Këshilli Mësimor i FE-së, por jo edhe nga AShAK-u, e për të cilin kam shkruar edhe disa recensione, prezantime e vlerësime prej rreth dy dekadash.

Nuk e kam menduar, por edhe nuk mund të them se “nuk e kam besuar” se profesori, kolegu e miku im prej rreth tri dekadash, pa zë e zhurmë, të mos shkruante:

Një vepër si ajo, që përmenda më sipër!

Një vepër për mua!

Shumë, tepër shumë!

Faleminderit Z. Profesor!

Faleminderit për vlerësimin, dikur në avancimet e para universitare, pastaj akademike dhe ja, tani shkencore!
Faleminderit!

Prishtinë, 2021 Autori

P. S.
Do t’i mbetesha borxh Profesor Baliut, sikur, me këtë rast, të mos i shprehja një falënderim të përzemërt për punën e denjë e mundin e madh që ka derdhur për veprën: “Kërkime filologjike të Profesor Bahtijar Kryeziut”, me 445 faqe teksti dhe, jo vetëm për këtë botim.

Faleminderit Profesor Baliu!

Të punoftë mendja e pena edhe për shumë vepra të tjera, kësodore e shkencore!nuk

Po të ishte gjallë Prof. Aleksandër Xhuvani, njeriut punëshumë e punëmirë, siç je Ti z. Baliu, do të jepte urimin e vjetër popullor elbasanas: “Mos të raftë shpina për tokë”!

Gjilan, 1 gusht 2025

You Might Also Like