Libri

VJEN DHE POEZIA E ZGJEDHUR E FREDERIK RRESHPJES

Njëri ndër lirikët më të mirë të letërsisë shqipe, Frederik Rreshpja, tashmë i ndjerë paraqitet para lexuesit në Kosovë, me një vëllim të zgjedhur poezish, falë Shtëpisë botuese “Beqir Musliu” si dhe studiuesit të letërsisë e romansierit të shquar gjithashtu, prof dr. Anton Nikë Berishës.
Nën titullin ERA PËRKUND PIKËLLIMIN E LULEVE, janë përzgjedhur dhe kanë gjetur vend 97 poezitë më të mira të Rreshpjes, të botuara për të gjallë të autorit në pesë vëllimet poetike;”Rapsodi shqiptare” ( 1968, “Në këtë qytet”, (1973), “ERdhi ora të vdes përsëri” ( 1994), “Lirika të zgjedhura”, (1996 ) dhe “Vetmi”, ( 2004 ).
Njëri nga përzgjedhësit dhe studiuesit më të mirë të letërsisë sonë , prof dr. Anton Nikë Berisha, këto poezi i ka ndarë dhe radhitur sipas pesë cikleve : ” “Dhembja ime ulërin nëpër qiej”, “Vetmi ose dimri loton nëpër gurë”, “Më zgjojnë shkreptimat e ëndrrave”, “Dal e të pres buzë një reje” dhe “Në çdo gur fshehet një statujë nëne”. të cilat shoqërohen me një vlerësim të gjerë e të thuktë kritikë, çfarë nuk iu ka bërë deri më sot poezisë së Rreshpjes si dhe përmbyllet me “Shënimet për autorin”.
Kjo zgjedhje poetike nga Shtëpia botuese “Beqir Musliu” , vjen 43 vite pas botimit të vëllimit të zgjedhur me poezi ” Enise, enise” nga Redaksia e botimeve “Rilindja ( 1975), e cila që nga ajo kohë pat zgjuar kurreshtjen për këtë autor, që tashmë paraqitet shumë më i kompletuar dhe me vlerë të mirëfilltë artistike.

You Might Also Like