Viti

Sipas KKMSH-së së Vitisë  gjendja është nën kontrollë por kërkohet respektim i masave për mbrojtje nga Covid 19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe shpëtim I Vitisë I kryesuar nga kryetari I Komunës Sokol Haliti, ka mbajtur sot takimin e tij t rregullt, ku është shqyrtuar gjendja aktuale në komunën e Vitisë brenda 24 orëve të fundit rreth situatës epidemiologjike dhe se n kt komun aktualisht janë të infektuar me KOVID 19, 39 qytetar të cilt janë në shërim apo në vetizolim.

Në këtë takim, kryetari i komunës Sokol Haliti, njoftoi se gjendja është nën kontroll sa i përket rasteve të infektuara, kurse mbrëmë  siq tha ai janë evidentuar dy raste në Skifteraj, që janë raste kontakti.

Ai poashtu theksoi nevojën urgjente të respektimin të masave mbrojtëse, si dhe mbajtjes së distancës, ndërkaq bëri të ditur se është kërkuar nga Qeveria e Kosovës, angazhimi shtesë i inspektorëve sanitar për inspektim të gjendjes në terren.

E në këtë takim u tha se do të vazhdohet me klorifikim dhe dezinfektim, sikur edhe me ndarjen e pakove ushqimore për familjet që janë në nevojë ai dhe për familjet të cilat janë në izolim shtpiak.E lidhur me shpërndarjn e ktyre ndihmave ka raportu Ajet Sallahu.Aziz Zuka

You Might Also Like