Futboll

Gjilani kalon pengesën e quajtur Prishtina

Gjilani ka ngadhënjyer ndaj Prishtinës me rezultat 2:1, në një ndeshje në të cilën të gjithë golat janë shënuar në pjesëlojën e dytë.

Marrë në përgjithësi, Gjilani ka qenë ekip më i mirë gjatë tërë ndeshjes dhe me meritë ka fituar.

 

Gjilani – Prishtina 2-1

Mbyllet ndeshja!

90+5′ Ahmed Januzi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

90+4′ Kenan Haxhihamza (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

90+2′ Ardit Hila (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

minuta shtesë!

82′ Zëvendësim te Gjilani: Ylber Kastrati inkuadrohet në vend të Gerhard Progni.

 81′ Goool… Armend Thaqi (Pri) gjuan nga ndërprerja dhe realizon gol të bukur, 2-1.

80′ Erlis Frashëri (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

74′ Zëvendësim te Gjilani: Darko Nikaç inkuadrohet në vend të Fjoart Jonuzit.

70′ Zëvendësim te Prishtina: Diar Miftaraj dhe Ardit Hila inkuadrohen në vend të Otto John dhe Endrit Krasniqit.

 67′ Goool… Gerhard Progni (Gjil) shfrytëzon në maksimum një dalje të gabuar të ‘gardianit’ England Haxho dhe për mrekulli realizon në portën e zbrazët, 2-0.

61′ Kushtrim Shabani (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

60′ Zëvendësim te Prishtina: Gauthier Mankenda inkuadrohet në vend të Qëndrim Zybës.

57′ Armend Thaqi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

 53′ Goool… Franc Veliu (Gjil) gjuan në mënyrë maestrale nga goditja e dënimit dhe realizon për 1-0.

52′ Zëvendësim te Prishtina: Eglant Haxho inkuadrohet në vend të Meriton Korenicës.

50′ Visar Bekaj (Pri) përjashtohet direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të palejuar ndaj Gerhard Prognit.

46′ Kushtrim Shabani (Gjil) gjuan mbi portë nga afërsia në një mundësi ideale për shënim.

Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

minuta shtesë!

42′ Gerhard Progni (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

35′ Keita Aziz (Gjil) ndëshkohet me karton të verdhë!

33′ Eglant Haxho (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

32′ Leutrim Bekteshi (Pri) ndëshkohet me karton të verdhë!

25′ Zëvendësim te Gjilani: Kushtrim Shabani inkuadrohet në vend të Muhamed Useinit.

23′ Muhamed Useini (Gjil) pëson lëndim pas një dueli me Otto John dhe detyrohet ta braktisë fushën e lojës.

14′ Armend Halili (Gjil) gjuan bukur me të majtën, por pret Visar Bekaj.

07′ Otto John (Pri) gjuan nga distanca, por pret Kenan Haxhihamza.

Starton ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Haxhihamza, Frashëri, Veliu, Rapa, Halili, K.Aziz, Useini, Jonuzi, Progni, Hajdari, K.Razak.  Kryetrajner: Gentjan Mezani

Prishtina: Bekaj, Thaqi, Halilit, Bekteshi, Abazi, Zyba, Boshnjaku, Krasniqi, Korenica, John, Januzi.  Kryetrajner: Armend Dallku

Gjyqtarë: Kreshnik Vula, Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa, Tefik Maloku

Stadiumi i qytetit – Gjilan

You Might Also Like