SKËNDERBEU FITON NË KAMENICË DHE AFRON DIFERENCËN
Raiffeisen Superliga A – Meshkujt, Xhiro 14
Drita 1-3 Skënderbeu
19-25, 25-23, 20-25, 21-25
Skënderbeu ka shënuar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Dritës, duke triumfuar 3-1 në kuadër të xhiros së 14-të.
Mysafirët e nisën më mirë takimin duke fituar setin e parë, ndërsa Drita reagoi në të dytin për të barazuar rezultatin.
Megjithatë, Skënderbeu riktheu kontrollin në vazhdim, duke fituar dy setet e radhës dhe duke siguruar tri pikë të plota.
Me këtë fitore, Skënderbeu e afron diferencën me gjilanasit në vetëm pesë pikë, ndërsa Drita mbetet në pozitën e tretë në renditje.




