Sportet me dorë

KV Drita fiton Kupën e Kosovës në Volejboll

Pas një drame të vërtetë të luajtur në pesë sete, KV Drita, ekipi i femrave ka fituar Kupën e Kosovës në Volejboll për edicionin 2022/2023.

KV Drita – KV Fer Volley 3:2 (18:24, 22:25, 25:23, 25:18, 15:13)

Vashat që drejtohen nga Lorik Ilazi shumë keq e kanë nisur ndeshjen, duke humbur dy setet e para. Në këtë periudhë të lojës asgjë nuk funksiononte te ekipi bardh e kaltër. Sidomos ka dështuar pranimi, mirëpo që nga seti i tretë loja e ekipit gjilanas nisi të përmirësohet dhe ky set u fitua, ndërsa në setin e katërt ishte pikërisht loja që KV Drita e bënë kaherë dhe me më lehtësi u fitua ky set, andaj u desh që të luhej vendimtari, shkruan kryelajmi.com

Mobilizimi i KV Drita ishte i madh dhe në këtë set doli në pah vetëmohimi i pashoq i gjilanaseve, lufta për çdo top dhe dëshira e madhe për fitore. Në këtë periudhë të pandalshme ishin Bislimi e Avdyli, derisa janë shquar edhe Kadriu e amerikania Stranbler, Shabani dhe pasuesja turke Erbuga, derisa Adelajda Prenga nuk la pjesë të fushës të pambuluar.

Tashti, pasi ka fituar Kupën e Kosovës, Drita do të përqendrohet në ndeshjen e play-offit ndaj M-Technologie, e cila e kishte mposhtur në Gjilan me rezultat 3:2, andaj vend për lëshim nuk ka nëse dëshirohet të fitohet edhe titulli i kampionit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like