Futboll

Sokoli: Duhet të lujmë më guximshëm

Bylbyl Sokoli, trajner i Gjilanit pas ndeshjes me Drenicën deklaroi:

“Është e vërtetë që kanë munguar 4-5 futbollistë, por kjo nuk e arsyetohet. Unë mendoj qe ekipi duhet të luaj më guximshëm, djemtë dhanë maksimumin unë i përgëzoj për angazhimin, por në këtë angazhim duhet me pas më shumë këmbëngulësi, vetëbesim, gjakftohtësi, siguri, këto sot na munguan. Jam i kënaqur me këtë rezultat por ky ekip jam i sigurt që mundet shumë më shumë të jep. Prandaj duhet të kërkohen gabimet, duhet shumë punë në aspektin e krijimit të vetëbesimit”

“Unë e kam qartë prej ditës së parë se çfarë kemi dhe çfarë duhet të ndryshojmë. Duhet me pranu që ekipi ende nuk është në atë filozofinë e lojës të cilin ne e kemi apliku. Ka shume jo siguri brenda ekipit”, tha Sokoli për “Art Sport”.

You Might Also Like