Sadete Tërnava – Osmani
Sonte
Sonte pajtohemi
Duhet të urojmë
Që sentimenti mos të shuhet
Hedhim short me veten
Kush me fjalë do të na urojë
Zërin kujt do t’ia degjojmë
Sonte edhe fytyrëstatujat
Presin trajta dëshirore
S’ka dert edhe kur fotoja xerox
Troket te të gjithë
Njëjtë e huazuar
S’ka dert
Trokëllimën e saj
Shkëndizore
Palpitje bukurbardhë
Secili e pret
Sonte të bëmat e botës
Të miqve
Të të gjitheve
I zbusim
Si fjalëpendimet pas mëkateve
Edhe joshësit e zhgënjyer
Të braktisur nga dashnoret instante
Sonte dërgojnë fotofjalët
Presin urimin
Dritëqeshjen në uratë