Futboll

Sopi: Një pikë ndaj Dritës nuk është pak

Agim Sopi kjo pikë është e mirëseardhur pasi që kishin tri ndeshje mjaft të vështira për t’i zhvilluar.

“Ishte një ndeshje e vështirë duke e ditur faktin se kishim të bënim me një kundërshtarë shumë të fortë siç është Drita, një skuadër mirë e organizuar dhe me një mbrojtje shumë të fuqishme. Ne krijuam disa mundësi në fillimin e ndeshjes, por që nuk ia dolëm të realizonim dhe gjërat më pas u vështirësuan. Kemi zhvilluar tri ndeshje shumë të forta, ndaj Ballkanit, Prishtinës dhe Dritës. Futbollistët kanë vrapuar shumë dhe një pikë nga kjo përballje nuk është pak”, deklaroi Agim Sopi.

You Might Also Like