Gjilan

Sot përkohësisht do të mbyllet rruga Gjilan – Prishtinë dhe Ponesh – Gadime, ja kah devijohet rruga

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, për shkak të disa punimeve që do të zhvillohen sot me datën 16.10.2024 në aksin rrugor Gjilan – Prishtinë gjegjësisht në fshatin Parallove, duke filluar nga ora 14:30 e deri në ora 16:00, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nëpër fshatin Parallovë aksi rrugor Gjilan – Prishtinë dhe anasjelltas, pasi që kjo pjesë e rrugës do të jetë i bllokuar dhe nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik. 

 

Andaj për të përballuar sa më lehtë rrethanat që do të paraqiten në qarkullimin rrugor, kërkojmë ndihmën dhe mirëkuptimin e të gjithë pjesëmarrësve në trafik që përgjatë këtij intervali kohorë të shfrytëzojnë rrugët alternative si:  

 

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Gjilan – Prishtinë të shfrytëzohet rruga Ponesh – Gadime e cila shpie në magjistralen Ferizja – Prishtine dhe  

 

Qytetarët që qarkullojnë në drejtimin Prishtinë – Gjilan të shfrytëzohet rruga tek udhëkryqi në fshatin Llabajn të merret drejtim në të majtë, rruga që shpie në drejtim të fshatit Prekovc – Makresh -Stanishor – Gjilan 

You Might Also Like