Futboll

Sport Club Gjilani nënshkruan kontrata profesionale me 5 futbollistë të rinj

Sport Club Gjilani, njofton se sot ka nënshkruar kontrata profesionale me 5 futbollistë, ku 4 prej tyre janë të datëlindjes 2002 dhe njëri 2003.
Bëhet fjalë për futbollistët e kategorisë U-19, të cilët nën dirigjimin e trajnerit, Premton Muja, këtë vit kanë treguar lojëra dhe rezultate mjaft të mira, pas pjesës së parë kampionale në superligën e juniorëve, duke ndarë vendin e parë me pikë të barabarta me Trepçën ’89, me nga 40 sosh.
Futbollistët, Art Ramadani (25.09.2002), i cili luan si sulmues krahu, Redon Ismaili ( 23.10.2002) pozita e tijë është mesfushor qendre, Fatlum Leka (22.02.2003 ) qendërsulmues, Omer Shemshiji qendërmbrojtës(08.05.2002) dhe Ismet Hamdiu (18.07.2002) i cili dallohet me shpejtësinë e tijë në krahët e sulmit, janë futbollistët të cilët sot në zyret e Sport Club Gjilanit, në praninë e drejtorit ekzekutiv, Sevdail Robelli, nënshkruan kontratat e tyre të para profesionale, të vlefshme deri në vitin 2025.
Rezultatet dhe puna e shkëlqyeshme të cilën po e bëjnë trajnerët në shkollat e futbollit të klubit tonë, po japin frytet e tyre.
Klubi ju dëshiron suksese në mëtutjeshme gjatë pjesës së dytë kampionale futbollistëve të lartëcekur dhe gjithë skuadrës së drejtuar nga Muja.

You Might Also Like