Gjilan

Strukturat e LDK’së në “Iliria” të Gjilanit konfirmojnë unitetin dhe mobilizimin për zgjedhjet e 6 tetorit

 

Strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen “Iliria” të Gjilanit, kanë konfirmuar unitetin, angazhimin dhe mobilizimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të ekipit të madh të partisë së Ibrahim Rugovës dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Në hapjen e nënshtabit atje, kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, është ndar tejet i kënaqur me angazhimin e strukturave, duke theksuar faktin se synimi është që të rritet edhe më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara, kur Lutfi Haziri fitoi me mbështetje plebishitare dhe mbipartiake.

Kryetari i nënshtabit të LDK’së në lagjen “Iliria”, Emrush Selimi, ka njoftuar se kryesia atje është në vazhdimësi në terren për mobilizimin në mbështetje të kandidatëve për deputet dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Falënderim për punën e madhe për këtë nënshtab kanë shprehur edhe kandidatët e LDK’së për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi e Faton Bislimi.

Gjilan,

11 shtator 2019

You Might Also Like