Gjilan

Studentja e gazetarisë nga Kamenica, Albinota Krasniqi po lë gjurmë në Universitetin Du Page në Wheaton të Chicagos

Albinota Krasniqi, studente e Fakultetit Filologjik -dega e Gazetarisë, në Prishtinë tani e tre muaj me shumë sukses është duke studiuar në Kolegjin Du Page në Wheaton të Chicagos , duke dëshmuar se kemi të bëjmë me një gazetare e cila në të ardhmen e saj do t’i shpalosë cilësitë e saja. Albinota Krasniqi në këtë Universitet do të qëndrojë një vit Akademik në degën “ Digital Media Comumunication”.

“Ky Universitet u japin studentëve mundësi nga mbarë bota për të studiuar për një vit akademik, në këtë vit janë paraparë 18 studentë nga 6 vende nga Kosova, Azerbajxhani, Taxhikistani, Kirgizistani, Ukraina dhe Kazakistani, gjithashtu ky program ofron shkëmbimin dhe një mundësi e mirë për të zhvilluar aftësi të reja në fushën e studimit”, bënë të ditur studentja, Albinota Krasniqi. Albinota menjëherë ka bërë një artikull në të cilën ka bërë një përmbledhje të aktiviteteve të studentëve, përshtypjet e tyre dhe mundësit e tyre në të ardhmen, duke ia botuar këtë artikull në gazetën e këtij Kolegji.

“Jam e lumtur që është vlerësuar shkrimi im dhe është botuar në gazetën e këtij universiteti. Unë personalisht me programin e këtij Universiteti jam shumë e kënaqur duke i zgjeruar njohurit për media, po ashtu kemi edhe profesorët të rangut të lartë të gazetarisë “. Femra Kosovare edhe njëherë po dëshmon se është e barabartë me të gjitha femrat nga mbarë bota e në disa fusha po dëshmojnë se janë edhe më të mira.

You Might Also Like