Futbolli ndërkombëtar

MË 13 NËNTOR MBAHET GJYSMËMARATONA MBARËKOMBËTARE ,,GJILANI 2022”

GJYSMËMARATONA MBARËKOMBËTARE ,,GJILANI 2022”    

“Vrapojmë shtigjeve të Agimit” është  motoja e Gjysmëmaratonës Mbarëkombëtare e cila do të jetë ngjarja e parë sportive e këtij niveli në  Komunën e Gjilanit që do të  mbahet me datë 13.11.2022. Organizator të kësaj ngjarjeje janë: Komuna e Gjilanit, Federata e Atletikës së Kosovës, Federata e Sporteve Universitare të Kosovës, Sporti Shkollor në Gjilan, Universiteti  “Kadri Zeka”. 

Vrapimi do të startoj nga qendra e qytetit ,pranë platosë së teatrit të qytetit gjegjësisht nga Shtatorja e Heroit tonë ,,Agim Ramadani-Katana” ,Ora 11;00 .

Regjistrimi dhe marrja e fanelave do të bëhet nga ora 9:00.

Për të gjithë garuesit do të ketë shpërblim nga një fanelë me llogo zyrtare dhe numër ,dhe gjithë finisherat medalje për pjesëmarrje.

Vendet e para do të kenë shpërblime ,Kupa ,Mirënjohje,Diploma,si dhe shpërblime në të holla që do ti paraqesim në tabelën më poshtë.

Pjesëmarrja është pa pagesë.

                                                                          JENI TË MIRËSEARDHUR

Afrim Selimi

You Might Also Like