Shefik Surdulli – nga PDK Gjilan
A do ta zbatojë kryetari i Komunës z.Alban Hyseni, vendimin e Kuvendit Komunal të Gjilanit, me nr.prot. 016-70153, të dat. 30.06.2021, pika 2 e këtij vendimi, për inkorporimin e një pjese të burgut të qytetit, të konservuar në muze, në kuadër të projektit për ndërtimin e Administratës Komunale në të njëjtën hapësirë, sipas kërkesës së Shoqatës së të Burgosurve Politik në Gjilan,
- Nëse jo, cila është arsyeja të injorohet kërkesa e të burgosurve politikë shqiptarë për realizimin e kësaj kërkese simbolike, dhe të arsyeshme?
Shënim: vendimi në koment.
___________
| Rikujtesë
Gjilan, 25 mars 2021
Gjilani do të ketë të konzervuar BURGUN – MUZE si dëshmi te brezat e ri, për sakrificën e djalërisë shqiptare për lirinë e Kosovës
Gjilan, 25 mars / Nisma e mëhershme e Shoqatës së të Burgosurve Politik në Gjilan, që burgu famëkeq serb i kësaj komune, të konservohet në BURG MUZE, për të mbetur të paktën një dëshmi e kohës për brezat e ardhshëm, se për lirinë e Kosovës, djalëria shqiptare atdhedashëse e Gjilanit dhe e gjithë Kosovës, sakrifikoi edhe përtej imagjinatës së sotme, ishte preokupim edhe imi në seancën e sotme të Kuvendit Komunal në Gjilan.
Në pyetjen time, për kryetarin e Komunës, z. Lutfi Haziri, për rrjedhën e kësaj nisme (i cili atëherë e kishte mirëpritur këtë iniciativë), mora përgjigjen nga nënkryetari i komunës dhe nga drejtori i Urbanizmit, se: një pjesë e këtij burgu, sipas kërkesës së Shoqatës së të Burgosurve Politike të Komunës së Gjilanit, është inkorporuar si BURG MUZE në projektin ideor të Administratës Komunale, e cila do të ngritet mu në atë hapësirë, ku sot është kompleksi i burgut në Gjilan.
Shënim:
I sugjeroj përfaqësueseve të SHBP-së në Gjilan, që për më shumë detaje rreth këtij projekti të interesohen përmes Drejtorisë Komunale të Urbanizmit.
Shefik Surdulli /këshilltar komunal, nga PDK Gjilan